75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjykata merr vendim për padinë e Ramush Haradinajt ndaj Gazmend Muhaxherit

Gjykata Themelore në Pejë e ka hedhur poshtë padinë që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte ngritur ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Ndërsa Arianit Koci, avokat i Haradinajt ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë vendim të gjykatës por paralajmëroi ankesë nëse padia që ai e përfaqësonte në gjykatë është refuzuar.

Muhaxheri ishte paditur për shpifje nga ana e kryeministrit të Kosovës për shkak të disa komenteve të tij të bëra në gazetën austriake “Der Standard” të cilat kryeministri i vlerësonte si “fyese dhe shpifëse”.

Në një seancë të qershorit të këtij viti, Haradinaj kishte kërkuar 250 mijë euro dëmshpërblim nga Muhaxheri për këto deklarata.