Koreografia e Zvezdës në ”Rajko Mitic” mori vëmendje të madhe mbrëmë
Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League në Grupin C, Crvena Zvezda pësoi humbje të thellë nga Paris Saint-Germain.
Kampioni i Francës ia doli që ta mposhtë skuadrën serbe me rezultat, 4-1, ani pse beogradasit kishin mposhtu Liverpoolin në Beograd si dhe kishin barazuar me Napolin.
Para fillimit të ndeshjes së djeshme, tifozët e Zvezdës shpalosën koreografinë në stadium me një mesazh të qartë për parisienët, transmeton IndeksOnline.
“Al’ život pred nama još bitaka skriva…”
— FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) December 11, 2018
?⚪#fkcz #UCL #CZVPSG pic.twitter.com/pddQV8gwAr
Koreografia në fjalë përshkruante dele dhe deve, si një aluzion për burimin e të ardhurave të klubit francez – duke u bazuar në pronarët e saj nga Katari.
Tutje, në këtë koreografi, Zvezda kishte vendosur edhe numrin, 1991, për ta kujtuar vitin kur Zvezda ishte bërë kampion i Evropës.
Dhe më pas ishte i vendosur mesazhi në gjuhën angleze: ”A po shikoni për diçka?”./IndeksOnline/