75 Mall Live Search
11:09 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri, në mesin e yjeve të Premier Leagues që gëzuan fëmijët e sëmurë

Si në çdo fundvit, edhe kësaj radhe, klubet e futbollit, e në veçanti të Premier Leagues, vizitojnë fëmijët e sëmurë për festat e fundit të vitit.

Image may contain: 3 people, people smiling

Vizita e futbollistëve të klubeve angleze filloi ditë më parë, ku u veçua edhe vizita e Xherdan Shaqirit me bashkëlojtarë në një spital në Marseyside.

Shaqiri me Mo Salah dhe Andrew Robertson kishin befasuar fëmijët – duke mos u bazuar se a janë ata tifozë të Liverpoolit apo Evertonit, transmeton IndeksOnline.

Para pak çastesh, Premier League, përmes një postimi të veçantë në rrjetet sociale ka publikuar disa fotografi të vizitave që klubet angleze ua bën fëmijëve të sëmurë.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting

Në këtë postim, shihet edhe vizita e gjilanasit, Xherdan Shaqiri, por jo edhe e lojtarëve të Arsenalit, ku luajnë dy shqiptarët, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

”Lojtarët dhe trajnerët e Premier Leagues festojnë në komunitetin lokal para Krishtlindjeve”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/