75 Mall Live Search
15:32 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

20 vjeçari goditet nga treni, gjendja e tij e rëndë

Një 20 vjeçar me inicialet I. H. është goditur nga treni në linjën hekurudhore Pejë-Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore.

Aksidenti sipas policisë ka ndodhur sot rreth orës 14:00, derisa treni ka qenë në lëvizje.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident.