Këshilltarja e MPB-së në 7 rreshta shkrim bën një ‘vagon’ me gabime drejtshkrimore!
Këshilltarja e ministrit të Punëve të Brendshme, Myzejene Selmani ka kritikuar këshilltarin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, lidhur me një reagim që ky i fundit ia bëri Agim Bahtirit.
Mirëpo, Myzejenja nuk qëndron aspak mirë me shkrimet që i poston në “Facebook”. Edhe tek postimi i fundit ajo ka bërë një ‘vagon’ me gabime drejtshkrimore.
Shikoni më poshtë, shkrimi origjinal:
Turpi i njê Kēshilltari tê Basketbollit pa as njê votê tê fyen njē Kryetare Komune me dy mandate me votê qytetarit .Po shifet qka e këshillon Kryeministrin njē njeri që fyn këte menyrê .Kryeminister Ramush Haradinaj të lus kërkojshê falje nê emër të nje përfitusi,,kēshilltar,,.
