Trajneri i Argjentinës tregon pse nuk e ftoi Agueron
Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Lionel Scaloni insistoi se marrëdhënia e tij me Sergio Aguero është perfekte, duke përgënjeshtruar të gjitha aludimet për një krizë mes tyre, ndonëse i rezervoi sulmuesit të Manchester City injorimin e radhës.
Lionel Messi është rikthyer në përfaqësuese, teksa emri i tij është në listën e futbollistëve të grumbulluar, duke bërë kështu paraqitjen e parë që pas eliminimit zhgënjyes të Argjentinës në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Gjithsesi, përjashtimi i Aguero nga kombëtarja argjentinase vijon, pavarësisht 18 golave të realizuar nga ylli i Manchester City në 25 javë të Premier League këtë sezon.
Raportimet e mëparshme sugjeronin se marrëdhënia mes Aguero dhe Scaloni ishte në krizë pas fushatës së Kupës së Botës, por trajneri i Argjentinës mohoi çdo aludim.
“Dua të qartësoj se marrëdhënia ime me Aguero është perfekte. Kam dëgjuar e lexuar se mes nesh ka debat, por kjo është absolutisht gënjeshtër. Dua të theksoj se nuk ka probleme të asnjë forme mes nesh. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm. Kam komunikuar me atë në gusht, kur folëm për situatën e tij”, u shpreh trajneri i Argjentinës.
“Ai është në një nivel të jashtëzakonshëm futbollistik, por unë duhet të grumbulloj futbollsitë që nuk kanë veshur më parë fanellën e kombëtares. Ne besojmë se do të ishte mirë të kërkonim për futbollistë të rinj dhe të mos mbetemi me të njëjtë”, përfundoi Scaloni.
#SelecciónMayor Ésta es la lista de futbolistas convocados por el entrenador Lionel Scaloni para los próximos amistosos de la @Argentina. pic.twitter.com/a16vUSMQSJ
— Selección Argentina ?? (@Argentina) March 7, 2019