Zyrtare: UEFA merr vendim për festimin provokues të Ronaldos kundër Atletico Madridit
Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka marrë vendim për festimin provokues të Cristiano Ronaldos kundër Atletico Madrid.
Ata kanë vendosur që Ronaldon ta dënojnë vetëm me një gjobë 20.000 euro, transmeton Indeksonline.
Gjatë ditëve të fundit në mediat botërore ishte folur që portugezi mund të dënohet me një deri në tri ndeshje mos lojë.
Me të njëjtin dënim ishte dënuar edhe trajneri i Diego Simeones./Indeksonline/