75 Mall Live Search
16:58 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Deputeti që para tre muajsh dha idenë për ndalimin e Lojërave të Fatit

Idenë për mbylljen e Lojërave të Fatit e kishte dhënë para tre muajsh deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj.

Këtë e kishte bërë publike në media në muajin janar duke i propozuar Haradinaj luftë të pakompromisë ndaj Lojërave të Fatit pasi që sipas tij çdo fenomen negativ e ka zanafillën pikërisht nga kjo veprimtari.

Madje, Dreshaj kishte thënë se duhet të krijohet një ligj i ngjashëm si në Shqipëri për eliminimin e tërësishëm të Lojërave të Fatit.

Pas vendimit për shfuqizimin e Loëjrave të Fatit në Kosovë, deputeti i AAK-së e quan si vendim të madh të Haradinajt shfuqizimin e ligjit ekzistues që ndalon të gjithë Lojërat e Fatit në Kosovë.

“Në këtë lajm të publikuar në muajin janar të këtij viti, mund të lexoni propozimin që i kisha bërë kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës për mbylljen e Lojërave të Fatit.

Dreshaj: Jemi me fat që e kemi Haradinajn, por i duhet ta luftojë edhe këtë fenomen

Këtë diskutim e kam patur disa herë edhe në biseda private me kryeministrin i cili e kishte përkrahur që nga fillimi idenë e mbylljes së Lojërave të Fatit në Kosovë.

Ndihem i lumtur dhe i bindur që ky vendim do të ndikojë direkt në mireqenien e kosovarëve, në xhepin e tyre dhe në luftimin ndaj çdo fenomeni negativ që zanafillën e ka tek kazinot, bastoret dhe çdo veprimtari e ngjashme.

E përshëndesë vendimin që Haradinaj sapo ka marrë që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të shfuqizohet ligji ekzistues dhe të ndalohen Lojërat e Fatit.

Të lumtë Ramush Haradinaj” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/