Josa flet pas fitores kundër Flamurtarit
Prishtina ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa e nis mjaftë mirë fazën e tretë të kampionatit edhe pse duhet të rikuperoj pesë pikë për ta arritur Feronikelin.
Trajneri nga Shqipëria është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në derbin lokal.
“Bëmë paraqitje të bukur, nuk kemi çka diskutojmë tjetër. Zhbllokuam shpejtë rezultatin, goli I dytë na dha më shumë siguri. Edhe Flamurtari ishte skuadër që në zonën tonë nuk krijoi”, ka thënë Josa për Supersport.
Prishtina është në vendin e dytë me 50 pikë, pesë më pak se Feronikeli dhe dy më shumë se Llapi. /IndeksOnline/