Policia jep detaje për zjarrin që kaploi restaurantin në Prevallë
Detaje për zjarrin ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi. Ai në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se nuk ka të lënduar.
“Bëhet djalë për restaurantin ‘Te Syla’, njësitet e zjarrfikësve gjenden në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet policore, po ashtu edhe një ekip të KEDS-it. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, njësitet e përmendura ende janë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është nën kontroll. /Indeksonline/