75 Mall Live Search
11:38 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

MSH ndërmerr masa, furnizon spitalet me dorëza, shiringa e artikuj emergjentë

Ditë më parë Indeksonline ka raportuar se si pacientet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës obligohen të blejnë produkte edhe të listës esenciale. Madje, dorëza sterile ditë më parë janë kërkuar edhe nga gratë që i drejtohen Qendres Gjinekologjike- Obstetrike për lindje.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) njofton se, pas bartjes së buxhetit për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë tek  SHSKUK, ka ndërmarrë të gjitha masat për furnizim me barna dhe material shpenzues, duke inicuar procedura rekorde të prokurimit për shumë artikuj.

Janë procedurat e prokurimit, të bazuara në Ligjin për prokurim publik që institucioni është i obliguar t’u përmbahet.

SHSKUK, ka filluar edhe procedurat për blerje emergjente deri në nënshkrim të kontratave të reja.

Me disa nga artikujt veç jemi furnizuar në fundjavë, siç janë dorezat, shiringat, përderisa në fillim javës do të ketë furnizim edhe për shumë artikuj tjerë emergjent.

Janë marrë hapa konkret dhe përmes blerjes emergjente të sigurohen artikujt në fjalë. 

Artikujt janë siguruar  me blerje emergjente deri në lidhjen dhe zbatimin e kontratave që janë inicuar.

Stafi është i përkushtuar për përmirësim të furnizimit.