75 Mall Live Search
12:35 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Persona të maskuar kryejnë grabitje në një pompë derivatesh në Ferizaj

Në magjistralen Ferizaj- Shkup është raportuar për një grabitje.

Viktima punëtor i një pompe të derivateve të naftës  mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës kanë ardhur tre persona të dyshuar e të maskuar të cilët në dorë mbanin nga një thikë dhe nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar në këmbë drejtim të pa njohur, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.