Granit Xhaka kapiten kundër Barcelonës
Ka filluar ndeshja për trofeun “Joan Gamper” në mes të Barcelonës dhe Arsenalit në Camp Nou.
Granit Xhaka është kapiteni i Gunners për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.
Pas largimit të Laurent Koscielny mesfushori shqiptar ka marrë shiritin e kapitenit.
Xhaka është njëri nga lojtarët e konfirmuar në mesfushë në formacionin e Emery. /IndeksOnline/
