Rashica asiston për Werderin, tregon klasin qysh në start të Bundesligës
Werder Bremen është duke u përballur me Fortuna Dusseldorf në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Bundesligë.
Rezultati për momentin është 1:2 për Dusseldorf.
Hennigs shënoi në minutën e 36 ndërsa Werder barazoi me anë të Eggestein në minutën e 47, i cili u asistua për mrekulli nga Milot Rashica, shkruan Indeksonline.
Por nuk vonoi shumë dhe Dusseldorf e riktheu epërsinë me anë të Karaman në mnutën e 52./Indeksonline/