75 Mall Live Search
16:58 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Juventus kalon Man Utd-n, bëhet ekipi i tretë më i ndjekur në Instagram

Kalimi i Ronaldos në Juventus vitin e kaluar pati një impakt të jashtëzakonshëm për klubin nga Torino.

Juventusi shiti 520 mijë fanella të Ronaldo brenda 24 orëve kur transferimi i tij u bë zyrtar, sipas The Guardian.

Për një vlerë prej 120 dollarë për fanellë, i bie 62.4 milionë dollarë në total.

Pastaj është rritja e shikuesve dhe sigurisht suksesi në terren. Ronaldo ndihmoi Zonjën e Vjetër të fitojë një titull të tetë radhazi në Serie A në sezonin e tij të parë në klub, shkruan Indeksonline.

Gjigantët italianë u mburrën me 10 milion ndjekës në Instagram përpara se të nënshkruanin me reprezentuesin portugez.

Ndërsa tani ky numër ka shkuar në 31.1 milionë ndjekës.

Kjo është një rritje prej më shumë se 20 milion dhe tani do të thotë që Juventus ka më shumë ndjekës në Instagram sesa Manchester United .

Djajtë e Kuq kanë 31 milion ndjekës.

Vetë Ronaldo ka një numër marramendës të ndjekësve në Instagram prej 131 milionë sosh dhe është atleti më i ndjekur në rrjetet sociale.

Ndërsa për sa i përket 5 klubeve të futbollit më të ndjekura në botë në rrjetin social Instagram, kjo është renditja:

1. Real Madrid – 77.6 milion ndjekës

2. Barcelona – 76.4 milion ndjekës

3. Juventus – 31.1 milion ndjekës

4. Manchester United – 31 milion ndjekës 5. PSG – 23.8 milion ndjekës/Indeksonline/