Këta janë katër emrat e përmendur për zëvendësimin e Chiellinit të lënduar
Lëndimi i Giorgio Chiellini ka ndryshuar planet e Juventusit për transferime.
Bianconerët tani janë duke kërkuar një mbrojtës. Sipas Tuttosport, emrat e përmendur për zëvendësime janë ish-mbrojtësi i Juventusit Mehdi Benatia, Jerome Boateng, Samuel Umtiti dhe Ezequiel Garay, trasmeton Indeksonline.
Me kohën e rikuperimit që vlerësohet të jetë midis gjashtë dhe shtatë muaj, Juventus ka dëshirë të gjejnë një zëvendësim për mbrojtësin para se afati i transferimit të mbyllet nesër.
Një nga emrat në listë që është më i njohur për tifozët e Juventus, është mbrojtësi 32-vjeçar maroken Mehdi Benatia, i cili kaloi tre sezone në Torino para se të linte këtë janar për skuadrën e Katarit Al-Duhail./Indeksonline/.