Bale: S’e kam problem nofkën “Golfer”
Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, insiston të thotë se nuk ka problem me nofkën “Golfer”.
Kjo nofkë i është dhënë nga bashkëlojtari, Thibaut Courtios, gjatë sezonittë e kaluar.
Uellsiani tha që nuk ka problem, mirëpo futbolli mbetet pasioni i tij me i madh, transmeton Indeksonline.
“Bisedova me Courtios dhe tha se është duke bërë shaka. Njerëzit të bëjnë të madh, por jam i lumtur me këtë nofkë. Futbolli është pasioni im me i madh. golfi është një hobi, s’ka asgjë të keqe”, deklaroi ai.
Bale, gjithashtu foli për mediat që kanë shkruar për largimin e tij dhe tha se nuk i kishte lexuar.
“Nuk i lexoj kritikët, pasi nuk e dinë çfarë po ndodh. Nuk lexoj asgjë, nuk e dëgjoj askënd. Shumë njerëz nuk e dinë situatën, shkrimet e tyre nuk do të thonë asgjë”, tha ai.
Në fund sulmuesi tha se të gjitha bisedimet që ka bërë me klubin do të jenë private.
“Kisha një pushim të mirë veror. Pas përgatitjeve parasezonale e ula kokën. Kishte shumë bisedime me të gjithë duke thënë fjalë të mira dhe të këqija, si dëshironin. E ula kokën dhe punova shumë në trajnim. Gjërat që ndodhin në klub do të mbesin private. Nëse dëshironi përgjigje, duhet të pyesni Real Madridin”, përfundoi ai./Indeksonline/