75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Man. Utd-ja me 5 mungesa ndaj Leicesterit

Paul Pogba është një nga pesë lojtarët kryesorë të skuadrës së parë të përjashtuar nga dueli i Manchester Unitedit me Leicester të shtunën.

Ole Gunnar Solskjaer po përballet me një krizë lëndimesh me Anthony Martialin, Luke Shawin, Eric Baillyn dhe Diogo Dalotin që të gjithë mungojnë.

Solskjaeri, gjithashtu zbuloi se Jesse Lingardi dhe Aaron Wan-Bissaka janë në dyshime të mëdha për ndeshjen e të së shtunës./Indeksonline/