21:42 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Dy yjet kosovarë bashkohen te Hannoveri

Sulmuesi kosovar Valdrin Mustafa është ftuar për herë të parë në stërvitje te Hannoveri.

21 vjeçari deri tani ka qenë pjesë e skuadrës së dytë të Hannoverit.

Mustafa pati paraqitje mjaft të mirë me Kosovën U21 kundër Anglisë dhe kjo ka bërë që ai të ftohet nga trajneri Mirko Slomka.

Indeksonline merr veshë nga burimet e saj që Mustafa do të grumbullohet në fundjavë për ndeshjen e ardhshme kundër Holstein Kiel.

Hannoveri bën gara në Bundesliga 2 dhe pas 6 ndeshjeve ka 5 pikë.

Pjesë e Hannoverit është edhe futbollisti tjetër kosovar Florent Muslija që debutoi me Kosovën kundër Çekisë.

/Indeksonline/