Këto janë të gjitha lëvizjet e Kosovës në ranglistën e FIFA-s, që nga pranimi
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka marrë vëmendjen e krejt botës me paraqitjet e saja në kuadër të Ligës së Kombeve fillimisht ku e fitoi grupin dhe tash edhe në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020.
Sot, u bë publike se Kosova ka arritur renditjen më të mirë në FIFA, duke u ranguar në pozitën e 119-të, shkruan Indeksonline.
Por, cilat janë të gjitha lëvizjet e Kosovës në ranglistën e FIFA-s që nga pranimi ?
Indeksonline ka përmbledhur të gjitha pozitat tash e më shumë se tre vite të Kosovës në renditjen e kombëtareve të FIFA-s.
Kosova u pranua në FIFA më datë 13 maj, ndërsa më 14 korrik, FIFA publikoi ranglistën, ku për herë të parë, Kosova u rendit në mesin e kombëtareve tjera.
14 korrik 2016
Kosova u rendit në vendin e 190, historike pasi që ishte hera e parë që vendi ynë u barazua me kombet tjera.
11 gusht 2016
Kosova nuk lëvizi nga pozita e 190-të pas një muaji.
15 shtator 2016
Kosova fiton progresin e parë në ranglistën e FIFA-s duke u ngjitur hiq më pak se 22 pozita, në vendin e 168-të,
20 tetor 2016
Kosova vazhdon ngjitjen në ranglistë, më 20 tetor ajo u ngjit për 4 pozita, në vendin e 164-të.
24 nëntor 2016
Në nëntor, Kosova njihet për herë të parë me zbritjen në ranglistë. Kombëtarja jonë humbi një pozitë në renditje, duke u radhitur e 165-ta.
22 dhjetor 2016
Kosova përfundoi vitin 2016 pa lëvizur nga pozita e 165-të që e kishte edhe në muajin nëntor.
12 janar 2017
“Dardanët” e filluan vitin 2017 me rënie tjetër në ranglistë. Edhe këtë herë,
Kosova humbi një pozitë, duke u renditur e 166-ta.
9 shkurt 2017
Kosova e riktheu në shkurt pozitën e 165-të në renditjen zyrtare të FIFA-s.
9 mars 2017
Edhe një pozitë më poshtë u rendit Kosova në mars të 2017-tës, duke marrë pozitën e 164-të.
6 prill 2017
Kosova përballet me humbjen më të madhe në ranglistën e FIFA-s, duke humbur 6 pozita dhe në muajin prill 2017, u rendit në pozitën e 170-të.
4 maj 2017
Kosova në maj vazhdoi duke humbur pozita në renditjen e FIFA-s. Këtë herë “Dardanët” u renditën në pozitën e 172-të, duke humbur 2 pozita nga prilli.
1 qershor 2017
Qershori do të vazhdonte me rënie të Kosovës në ranglistë duke e humbur edhe një pozitë, duke u renditur në vendin e 173-të.
6 korrik 2017
Kosova humb edhe 3 pozita në muajin korrik të 2017-tës duke u renditur në vendin e 176-të.
10 gusht 2017
Kosova pëson rënie prapë, tash për 4 pozita, në vendin e 180-të.
14 shtator 2017
Vetëm pozita e 184-të në ranglistën e FIFA-s për muajin shtator për Kosovën, duke humbur 4 pozita tjera.
16 tetor 2017
Pas disa muajsh rënie në renditje, Kosova filloi ngritjen. “Dardanët” u renditën në vendin e 183, duke fituar vetëm një pozitë, por gjithmonë gjërat e mira fillojnë ngadalë.
23 nëntor 2017
Kosova në nëntor të 2017-tës fitoi ngritje për 9 pozita, duke u renditur e 174-ta.
21 dhjetor 2017
Pas ngritjes prej 9 pozita në muajin nëntor, Kosova në dhjetorin e 2017-tës pësoi rëniwe për tri pozita duke u renditur në pozitën e 177-të.
18 janar 2018
Edhe vitin 2018 si atë të kaluarin Kosova e kishte filluar me një pozitë rënie. Këtë muaj, Kosova u rendit në pozitën e 178-të.
15 shkurt 2018
Kosova këtë muaj e riktheu pozitën e 177-të që e pati para dy muajve.
15 mars 2018
Në marsin e 2018 Kosova u rendit në pozitën e 176-të, duke fituar ngritje për një pozitë.
12 prill 2018
Në prill të vitit 2018 Kosova arriti ngritjen më të madhe në ranglistën e FIFA-s. “Dardanët” u renditën në pozitën e 152-të, duke u ngjitur për 24 pozita.
17 maj 2018
Kosova mbajti pozitën e 152-të në ranglistën e FIFA-s të publikuar në muajin maj të 2018-tës.
7 qershor 2018
Në qershor 2018, Kosova fitoi ngritje për 11 pozita duke u renditur në vendin e 141-të.
1 korrik 2018
Kosova pëson rënie për një vend, u rendit e 142-ta.
16 gusht
Kosova rikthen pozitën e 141-të, duke fituar një pozitë në renditje.
20 shtator
Kosova në shtator ngjitet për tre pozita, në vendin e 138-të.
25 tetor 2018
“Dardanët” vazhdojnë rritjen, këtë herë për një pozitë, në vendin e 137-të.
29 nëntor 2018
+6 pozita ngritje dëshmojnë formën e mirë që Kosova kishte kaluar gjatë fundit të vitit 2018. Kosova në nëntor u rendit në pozitën e 131-të.
20 dhjetor
Kosova përfundoi vitin 2018 në pozitën e njëjtë si në muajin nëntor, vendin e 131-të.
7 shkurt 2019
Kosova e nis për herë të parë vitin me ngjitje në ranglistë. Këtë herë u rendit në pozitën e 130-të, me një pozitë ngritje nga lista e kaluar.
4 prill 2019
Pas dy muajsh, Kosova në listën e radhës të FIFA-s fitoi ngritje për tre pozita, duke u radhitur në vendin e 127-të.
14 qershor 2019
“Dardanët” edhe në qershor vazhduan ngritjen në ranglistë, këtë herë për 6 pozita duke u renditur në vendin e 121-të në botë.
25 korrik 2019
Kosova në korrik fitoi ngritje për një pozitë duke u renditur në vendin e 120-të.
19 shtator
Pozita më e mirë në ranglistën e FIFA-s për Kosovën deri më tash erdhi sot, ku u rendit në vendin e 119-të, duke fituar ngritje për një pozicion, ndonëse mundi Çekinë dhe ia shënoi tre gola Anglisë./Indeksonline/