75 Mall Live Search
14:54 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kushti i Neymarit për ta tërhequr padinë ndaj Barcelonës

Neymar dhe Barcelona do të ballafaqohen në gjykatë në lidhje me padinë që braziliani ka bërë për klubin katalunas me arsyen se klubi nuk e ka paguar 26 milionë eurot që i takojnë.

Mirëpo, sipas Mundo Deportivo-s, Neymari e ka një kusht nëse duan që ta tërheqë padinë, transmeton Indeksonline.

Ai dëshiron që Barcelona t’i garantojë atij që do ta transferojë verën e ardhshme./Indeksonline/