75 Mall Live Search
15:05 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Lirim Kastrati ftohet zyrtarisht te Kosova

Sulmuesi Lirim Kastrati, do të rikthehet te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e ardhshme kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

Ai mungoi në grumbullimin e shtatorit, por megjithatë i shërbeu Kosovës U21 për ndeshjen kundër Anglisë.

Indeksonline ka siguruar ftesën zyrtare që i është bërë Kastratit nga trajneri Bernard Challandes.

Ndeshja me Gjibraltarin zhvillohet më 10 tetor, ndërsa me Malin e Zi, 4 ditë më vonë. /Indeksonline/