75 Mall Live Search
14:36 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Eskobari i Ballkanit” dënohet me 10 vjet burgim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vjet burgim Klement Balilin.

Balili ishte gjetur fajtor për akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe dënohej për këtë 14 vjet burgim, për akuzën e “pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal” 2.6 vjet burgim, për “refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive i nëpunësve civilë” me 6 muaj burgim dhe për “pastrim të parave” me 5 vjet burgim.

Në bashkim të të gjitha dënimeve, ai u dënua me 15 vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Balili përfitoi ulje të 1/3 së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 vjet./tch