Kjo është fanella historike me të cilën do të luaj Anglia
Kombëtarja e Anglisë me një fitore eventuale kundër Malit të Zi do të siguronte kualifikimon për kampionatin evropian Euro 2020.
“Tre luanët” do të jenë jashtëzakonisht të motivuar për fitore, ngase kjo ndeshje është tepër e veçantë, shkruan Indeksonline.
Për Anglinë kjo do të jetë ndeshja e 1000-të që e zhvillon në historinë e saj të lashtë në futboll.
Federata e Futbollit ka vendosur që fanella të jetë unike dhe secili futbollist do të ketë të shkruar numrin që e identifikon se i sati futbollist anglez është që veshë këtë fanellë.
Ndeshja Angli – Mali i Zi zhvillohet me 14 nëntor në Wembley, ndërsa 3 ditë më vonë Anglia luan kundër Kosovës në Prishtinë.
/Indeksonline/