Los Angeles Lakers barazoi me tre pikësh në momentet e fundit, fitoi më pas në vazhdime
Dallas dhe Los Angeles Lakers u përballën në orën 3:30 sipas kohës tonë lokale.
4 çerekët përfunduan me rezultat të barabartë 103:103, ndërsa në vazhdimin e parë më të mirë ishin Lakersat që arritën ta fitonin ndeshjen me rezultat 110:119, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, ajo çfarë karakterizoi këtë ndeshje ishte tre pikëshi i realizuar nga Los Angeles Lakers në të qindtat e fundit të takimit e që bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime.
Rezultati ishte 103:100 për Dallasin kur Danny Green shënoi treshen e cila bëri që Lakersat ta fitojnë krejt duelin më pas./Indeksonline/