Bëri ndërhyrjen më të rëndë të vitit, ja me sa ndeshje pezullohet Heung Min Son
Koreano-jugori Heung Min Son pati natën më të keqe pa dyshim prej që luan futboll, ndaj Evertonit, vikendin që lamë pas.
Në një ndërhyrje që nuk dukej aspak e ashpër, Son i theu këmbën lojtarit të Everton, Andre Gomes.
Federata Angleze e futbollit ka vendosur që ta dënoj sulmuesin me 3 paraqitje kalendarike, duke e arsyetuar vendimin si karton i kuq i pa qëllimshëm.
Son u dërgua jashtë lojës nën lotët që i rrjedhnin në vazhdimësi, dhe besoni apo jo fitoi përkrahjen e secilit tifozë në botë./indeksonline/
