75 Mall Live Search
11:05 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Kosova i bën ‘konak’ Anglisë, ia lëshon shtëpinë e vet

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që për herë të parë të ndryshoj hotelin ku akomodohet Kombëtarja.

Prej se jemi pranuar në UEFA dhe FIFA ‘shtëpia’ e Kosovës ka qenë Hotel Emerald. Në fakt, pikërisht aty ka filluar tashmë grumbullimi i “dardanëve”, trajneri Bernard Challandes e sulmuesi Vedat Muriqi janë akomoduar e disa futbollistë tjerë pritet të vijnë gjatë ditës.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur se Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që ambientet e këtij hoteli t’i lirojë për Kombëtaren e Anglisë, e cila do të qëndroj vetëm një natë në Prishtinë.

Ekuipazhi i ‘tre luanëve’ do të mbërrij në Kosovë të shtunën, ndërsa do të largohet menjëherë pas ndeshjes me Kosovën që luhet të dielën.

Gjatë kësaj periudhe, Kombetarja e Kosovës do të vendoshet në Hotel International Prishtina./Indeksonline/