75 Mall Live Search
17:37 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mbi 70 kanale televizive do e transmetojnë Çeki-Kosovë

Në Dossan Arena të Plzenit, Çekia pret Kosovën për ndeshjen më të rëndësishme të grupit A, ku bëjnë pjesë këto dy ekipe.

Anglia ndihet komod në kreun e tabelës, kurse Republika Ceke ja lë në duar Kosovës fatin e kualifikimit ose e merr sot tiketën për Euro 2020, shkruan Indeksonline.

Interesimi për këtë takim është jo vetëm për këto dy kombe por për të gjithë futbolldashësit anë e mbanë botës.

78 kanale legale kanë marrë lejen që ta transmetojnë live takimin e rëndësishëm të këtijë grupi, ndër televizione më të mëdha sportive, siç është SkySport, BeinSport etj.

Në Shqipëri ndeshja e Kosovës transmetohet nga SuperSport 3 dhe SuperSport Kosova, ndërsa televizioni shtetëror RTK ka të drejtat e transmetimit. Madje ky takim do të transmetohet edhe në Afrikën e Jugut në Supersportin e këtij vendi.

/Indeksonline/