22:30 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tsitsipas para Nadal e Federer, fiton finalen e finaleve

Tinejxheri grek Stefanos Tsitsipas, jo më larg se dy vite kishte debutuar në grandslamin e parë të tenisit, por tani fiton betejën e 8 më të mirëve në botë.

Në gjysmë finale mposhti veteranin e sportit të shtrenjtë ndërsa në finale të ATP London finals, mundi një tjetër sensacion, Dominic Thiem.

Ky ka qenë vit i ndryshimeve në sportin e tenisit, ku në pah kanë dalur lojtar të rinj, ndërsa në top 8 kanë ardhur 4 lojtar nën moshën 24 vjeçare.

Berretini, Medvedev, Zverev e Tsitsipas kanë arritur të shkruajnë emrat e tyre në historinë e sportit më tërheqës.

/Indeksonline/