75 Mall Live Search
23:04 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ministri në vend se t’i dërgoj shkelësit para ligjit, po i mbron ata

Ministri në largim i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka dalë në mbrojtje të presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Shkelja që është bërë me rastin e zgjedhjes së kryetarit të FFK-së, nuk është dërguar në prokurori, por përkundrazi është mbrojtur nga ministria.

Ligji e parasheh, konkretisht neni i 30.4 thotë se nëse shkelen vendimet, atëherë organet përfaqësuese dhe personat përgjegjës (në këtë rast presidenti dhe sekretari) do të dalin para ligjit.

Ky rast po mbrohet nga MKRS pasi që kryetari Agim Ademi ia dha meritat për financimin e gjashtë fushave me bari sintetik në gjashtë qytetet e Kosovës.

Indeksonline mëson se këto fusha janë financuar të 100% nga FFK, por në raport është dhënë se janë bashkëfinancuar 50-50 nga Federata dhe Ministria.

Fushat në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, Viti dhe Skenderaj janë pre shiritat nga ministri Kujtim Gashi, por në fakt janë financim i Federatës.

Madje këto projekte janë lënë të gatshme nga ish-presidenti i ndjerë i FFK-së, Fadil Vokrri.

Në ditët në vijim Indeksonline do të raportoj në lidhje me “dallaveret” që janë bërë në lidhje me këto gjashtë fusha. /IndeksOnline/