75 Mall Live Search
22:29 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Batatina: Po vijnë ditë të mirë, futbollit të Kosovës i duhet një frymë e re

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se do të vijnë ditë të mira për futbollin e Kosovës.

Ai ka shtuar se futbollit të Kosovës i duhet një frymë e re dhe më produktive për avancim dhe ngritje.

Po vinë ditë të mira për futbollin e Kosovës, gjithnjë duke i respektuar ata që dhanë për futbollin, ata që sakrifikuan, ata që e mbajtën gjallë me vite dhe të gjithë ata që djersitën fanellat e klubeve tona. Atyre ju takon epoka e historisë, ndërsa tash duhet të mendojmë për profesionalizmin dhe rregullat e mirëfillta ku djersa e donatorëve të vlerësohet lartë, mjetet e tyre të mbrohen me dinjitet në ngritjen dhe avancimin e futbollit por edhe Superligën e Kosovës në nivele jo vetëm më të larta dhe të përafërta me shtetet e rajonit por edhe më lartë. Pasi e dimë se rinia jonë janë të zymtë nga persona të prishur, të korruptuar por edhe të harxhuar, duhet një frymë e re dhe produktive për avancimin dhe ngritjen e futbollit kosovar. T.B”, ka shkruar ai.

Batatina ka qenë njëri nga trajnerët që ka qenë më së shumti kundër Agim Ademit në dy vitet e fundit.

Kujtojmë, Llapi stinorin vjeshtor e ka përfunduar në pozitën e shtatë në tabelë, duke grumbulluar vetëm 24 pikë. /IndeksOnline/