Orlando befason Lakersit, humbasin edhe Houston e Spursat

Skuadra e Orlando befason Lakersin, duke triumfuar 119-118 në Los Angelos, një rezultat surprizë. Mungesa e Davisit ndikoi te skuadra kaliforniane, ku u dalluan Cooku me 22 pikë e Jamesi me 19 pikë e 19 rebound. Për Orlandon shkëlqeu Fultzi, që realizoi një “triple double”, me 21 pikë, 11 rebounda e 10 asiste, por 21 pikë realizoi edhe Gordoni.
Humbja e dytë radhazi për Houstonin, që u mund 117-107 nga Portlandi, ndeshje e dominuar nga miqtë.
Westbrooku realizoi një “triple double”, me 31 pikë 11 rebounda e 12 asiste, por që mbetën për statistikë. Lillardi me 25 pikë e McCollumi me 24 bënë diferencën për Orlandon.
Këto humbje favorizojnë Denverin në Perëndim, që fitoi 100-86 ndaj Charlottes dhe i afrohet kreut. Diferencën e bën lojtari i stolit të Denverit, që realizoi 50 pikë.
Jashtë fushe fiton skuadra e Torontos, që mundi 130-121 Oklahoma, në një ndeshje spektakolare, të dominuar nga kanadezët. Të gjithë titullarët e Torontos realizuan mbi 15 pikë, por më i miri ishte Powelli me 23 pikë, që e nisi ndeshje nga stoli.
Miami mundi 106-100 San Antonion, sfidë ku u dallua Nunni me 33 pikë, ndërsa Philadelphia triumfoi 117-106 ndaj Brooklynit (Harris 34 pikë e 10 rebound).
Fiton edhe Dallas, që mundi 127-123 Sacramento, me Doncic që realizoi 25 pikë, 15 rebound e 17 asist.
Të gjitha rezultatet:
Boston – Detroit, 103-116
Philadelphia – Brooklyn, 117-106
Miami – San Antonio, 106-100
Chicago – Washington, 115-106
Minnesota – Indiana, 99-104
Oklahoma – Toronto, 121-130
Denver – Charlotte, 100-86
Houston – Portland, 107-117
Sacramento – Dallas, 123-127
Lakers – Orlando, 118-119