Salma Hayek shpjegon momentin e sikletshëm me Eminem në “Oscars”: U trondita kur e pash sa që i derdha shishen me ujë

Salma Hayek thotë se ajo derdhi ujë aksidentalisht në prapaskenë në reperin, Eminem në Oscars të së dielës, kur reperi bëri një paraqitje befasuese për të performuar këngën e tij në çmimin e Akademisë “Lose Yourself”.
“Në këto foto kjo mund të duket që Eminem dhe unë jemi miqtë më të mirë, por ajo që ndodhi me të vërtetë është ndërsa ai po shëtiste në skenë dhe unë po përgatitesha të ecja në skenë, unë u trondita aq shumë kur e pashë atë sa që derdha ujë mbi të, tha aktorja 53-vjeçare në Instagram të mërkurën, transmeton Indeksonline.

Ajo vazhdoi, “Nëse ju ekzaminoni fytyrat tona, unë dukem e vdekur dhe ai duket i tmerruar nga unë – Ndërsa po përpiqesha ta fshija atë, unë e përqafova në mënyrë impulsive dhe i thashë “Më vjen mirë që të takoj ty Eminem- Unë jam një tifoz e madhe, sepse unë vërtet jam!”
Hayek, e cila ishte prezantuese në Oscar 2020, tha se ndërsa ajo fillimisht ishte “e zhgënjyer që bëra një budalla të tillë para vetes” , reagimi i Eminem lehtësoi shqetësimin e saj.
“Eminem ju jeni më i madhi !!!” – i tha Hayek atij.
Duke folur për Variety të hënën, 47-vjeçari i cili fitoi këngën më të mirë origjinale të vitit 2003 nga “8 Mile” – tha se i ka pëlqyer shfaqja e së dielës, pasi që edhe pati rastin ta përqafonte Salma Hayek./Indeksonline/