Ndeshjet e Premierligës mund të luhen pa tifozë

Për momentin nuk ka shtyrje ose ndryshime kalendarike në futbollin anglez. Por, drejtuesit e Premier League nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të luhen me dyer të mbyllura ndeshjet në futbollin anglez.
Në rast se përkeqësimi i epidemisë së koronavirusit hapet më shumë, Shoqata Angleze e Futbollit do të detyrohet të marr vendim që ndeshjet të shtyhen apo të luhen pa tifozë.
Madje, kryeministri britanik nuk e ka përjashtuar mundësinë që të pezullohet kampionati për disa javë, në rast se rriten rastet me epideminë e koronavirusit./Indeksonline/