Nuk mirret parasysh propozimi i ministrit të sportit, ndeshjet në Serie A do të luhen

Pak çaste më parë në mediat italiane u raportua se ndeshjet e sotme janë anuluar.
Ishte pikërisht ministri i sportit italin, i cili kishte kërkuar nga Serie A, që kampionati të ndërpritet, mirëpo drejtuesit e Serie A kanë vendosur që një gjë e tillë të mos ndodh.
Madje ishte gazetari Antonello Guerrara, i cili deklaroi se i gjithë sezoni mund të shtyhet, mund të ndalohet për një kohë ose më keq akoma të anulohet krejtësisht.

Mirëpo tanimë është gjithçka zyrtare dhe ndeshjet e ditës së sotme do të zhvillohen, shkruan IndeksOnline.
Serie A ka marrë vendim që ndeshja mes Parmës dhe Spalit të luhet me fillim nga ora 13:45, ndërsa ndeshje tjera të luhen në orarin e planifikuar.

Ndeshja derbi e kësaj jave mes Juventusit dhe Interit do të zhvillohet në ora 20:45, pa praninën e tifozëve.