75 Mall Live Search
15:51 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

​Gjilani nis largimin deponive të egra

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjilan ka filluar sot largimin e deponive të egra, për një jetë më të shëndetshme të qytetarëve.

Ky aktivitet po realizohet krahas pastrimit të rrugëve, trotuareve dhe parqeve që është duke e bërë në vazhdimësi.

“Pastrimi i rrugëve, trotuareve dhe parqeve është prioritet në këtë fazë, sikurse edhe largimi i deponive të egra. Mos parkoni veturat në trotuare dhe në vende publike pasi ato do të largohen nga organet kompetente për të liruar rrugët për motivin e pastrimit”, ka porositur qytetarët kryetari Lutfi Haziri.