Ndahet nga jeta krijuesi i Tomi dhe Xherrit

Krijuesi dhe regjisori i filmit vizatimor “Tom and Jerry”, është ndarë nga jeta. Gene Deitch ka humbur jetën në moshën 95-vjeçare, në shtëpinë e tij, në Pragë.
Deitch është një nga regjisorët më të mirë të filmave të animuar dhe njihet si fitues i çmimit “Oscar”.
Deitch drejtoi 13 episode të filmit të animuar “Tomi dhe Xherri”, që mbërtheu para ekranit fëmijët për shumë vite.

Ai la pas bashkëshorten Zdenka Deitchová dhe tre fëmijë.
Shkaku i vdekjes së regjisorit nuk bëhet i ditur, por mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai është gjetur pa ndjenja në apartamentin e tij.
