Gashi: Është dorëzuar kërkesa me 61 nënshkrime – seanca e jashtëzakonshme mbahet të shtunën

Shefi i grupit parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka njoftuar se të shtunën (02 maj, 2020) pritet të mbahet seanca jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.
Ai po ashtu ka njoftuar se kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është dorëzuar sot rreth orës 16:00 me 61 nënshkrime.
“Para orës 16:00 e kam dorëzuar në emër të LDK-së kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ditën e shtunë në ora 13:00”.
“Unë dola të ju njoftoj për kërkesën për seancë të jashtëzakonshme e cila pritet të votohet të shtunën në ora 13:00”.
“Marrëveshjet për bashkëqeverisje mbetet t’i prezantojë Avdullah Hoti. Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë me 61 nënshkrime për seancë”.