75 Mall Live Search
21:44 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Rangnick konfirmon interesimin e Milanit dhe i vë një kusht

Milani vazhdon të të jetë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm dhe i përzgjedhuri i drejtuesve kuqezi është pikërisht gjermani Ralf Rangnick i cili mbetet alternativa e parë për të zëvendësuar Stefano Piolin i cili do të shkarkohet në fund të këtij sezoni.

Në një intervistë Rangnick i cili aktualisht është në postin e drejtorit sportiv te Leipzig ndërsa ka qenë edhe trajner i kësaj skuadre ashtu si Schalke 04 apo Shtuttgart, ka pranuar se ka patur kontakte me Milanin, por pandemia e koronavirusit ka stopuar bisedimet për momentin.

Gjithsesi Rangnick ka shtuar se për të pranuar ofertën e kuqezinjëve atij duhet t’i plotësohet një kusht që nuk ka lidhje me anën financiare.

“Unë nuk jam i interesuar në aspektin financiar. Për mua është e rëndësishme të kem ndikimin tim, që nuk është i njëjtë me fuqinë, edhe pse në disa situata të duhet fuqi për t’i lëvizur gjërat”, deklaron mes të tjerash Rangnick.