75 Mall Live Search
11:59 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Driton Tali paditë Blerim Latifin: Me bereqet sot me sabah “filozofit t’Hashimit” padia për shpifje ju kurdis

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Driton Tali ka njoftuar se sot ka dorëzuar padi për shpifje për filozofin Blerim Latifi.

Ai lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, dhe ka thënë se Latifi do të dokumentojë edhe në gjyq deklaratën që ka bërë për të.

“Me bereqet sot me sabah “filozofit t’Hashimit” padia për shpifje ju kurdis! Ky profesor rrenci ka me dokumentu “kur kom prit unë te zyrja e shefit tij” kysmet në gjyq. Matrapazi, pse vet s’ka dinjitet kujton që krejt dynjaja jonë si ai”, ka shkruar ai.

Statusi i plote:

Me bereqet sot me sabah “filozofit t’Hashimit” padia për shpifje ju kurdis!

Ky profesor rrenci ka me dokumentu “kur kom prit unë te zyrja e shefit tij” kysmet në gjyq.

Matrapazi, pse vet s’ka dinjitet kujton që krejt dynjaja jonë si ai!

Kët soj t’njerzve veç mos i shti me punu (se tullusum e kanë punën) edhe jepju kapak me lipi, gjithçka jonë n’gjendje me bo.

Me rrejt, m’i arsyetu hajnitë, me shpiunu, me etiketu e tona t’zezat.

Karakteri i udbashëve.

As udbashtë ktynere brina s’kanë pas!