15:57 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

A do të jetë prapë kështu, Klopp “ilaqi” i Pep Guardiolës

Jurgen Klopp do ta ketë kundërshtar Pep Guardiolën për të 15-tën herë në karrierë.

Statistikat tregojnë se strategu gjerman është i vetmi që ka bilanc pozitiv me strategun spanjoll.

Klopp e ka mposhtur Guardiolën plot tetë herë, ndërsa Pep atë vetëm pesë herë. Në duelet e tyre ka vetëm një barazim.

Në rast se Klopp e fiton edhe këtë duel, atëherë Pep Guardiola me siguri se do ia heq kapuqin atij.

Ndeshja zhvillohet nesër në orën 17:30 në “Anfield Road”./Indeksonline/