17:12 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

A ishte Dembele në ”offside” para asistimit drejt Piques?

Fitorja e Barcelonës, 2-0 ndaj Villarealit ia ka dhënë katalunasve tri pikët e nevojshme për ta ri-marrë kreun e tabelës në La Liga.

Megjithatë, pas ndeshjes, ka pasur dyshime në lidhje me validitetin e golit të parë të shënuar nga Gerard Pique.

Pavarsisht se Villareali është në ”luftë” për mbijetesë, katalunasit nuk bën paraqitje bindëse mbrëmë, transmeton IndeksOnline.

Dembélé está en fuera de juego si es Busquets el que toca el balón.

Goli i parë nga Pique erdhi 10 minuta para përfundimit të pjesës së parë, ku mbrojtësi spanjoll shënoi me kokë, para se Alena ta shënonte golin e dytë në pjesën tjetër për t’i qetësuar tifozët në ”Camp Nou”.

Por, goli nga Pique është ri-shikuar disa herë dhe thuhet se Ousmane Dembele ishte në pozitë jashtë loje pasi topi iu kthye duke u kombinuar me Sergio Busquets.

Nga ky kombinim, erdhi asistimi deçiziv i Dembeles drejt Piques. Në këtë rast, VAR nuk është përfshirë./IndeksOnline/