23:03 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

A mundet tarifa me na prishë me Z. Grenell?

1. Për t’u bë gati për ”negociata” finale dhe të dhimbshme (që dosido kjo fjala të “dhimbshme” nënkupton kompromise, të cilave askush nuk po ua di as masën e as dimenzionin; social, e as atë politik), si edhe pas emërimit të “bulduzherit” Grenell në cilësinë “lehtësuesit” në këtë çështje, duket që Amerika lidhur me interesat e saja në Ballkan dëshiron të ushtrojë një lloj rikonfigurimi dhe ridimensionimi të këtyre interesave për dekadat që po hyjmë.

2. Natyrisht, duke llogaritur gjithnjë interesat e veta gjeo-strategjike amerikane dhe sigurinë e stabilitetit të saj afatgjatë, nuk shoh ndonjë ndryshim rrënjësor. Sepse, thjeshtë ajo kētë e ka bërë prej mbarimit të luftës së dytë botërore, e këndej. Mirëpo, administrata aktuale është duke “testuar” ashiqare (për mos me thënē edhe shumë insistuese disciplinuese!) besnikërinë e shumë qeverive nëpër botē. Kurse në Europë, në veçanti ate të Kosovës.

3. E them kështu edhe për shkakun se ajo me ndihmën e aleatëve tjerë evropianë arriti t’i futë nën ombrellën e sigurisë së NATO-s pothuajse të gjitha ish republikat e ish Jugosllavisë, plus Shqipërinë, përveç Serbisë. E duke qenë nē këto pozicionime, duket që ka gatishmëri për koncesione të reja (plus ahtisariane) ndaj Serbisë, vetëm e vetëm që ta largoj sa të mundet nga “orbita” e Rusisë..

Prof.Dr Fadil Maloku