15:36 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

AAK inicion rezolutë: Liberalizimi i vizave para dialogut! (Dokument)

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë dorëzuar sot projektrezolutën përmes së cilës kërkuan nga Qeveria që të mos fillohet dialogu me Serbinë, derisa të merret vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Indeksonline ka siguruar listën me nënshkrimet e deputetëve të cilët po kërkojnë një gjë të tillë.

Deri më tani kanë mbështetur rezolutën deputetët Ahmet Isufi, Rasim Selmanaj, Blerim Kuci, Time Kadrijaj, Daut Haradinaj, Muharrem Nitaj e Gani Dreshaj.

Në arsyetim thuhet: Republika e Kosovës ka mbetur vendi i vetëm në rajon tash e sa kohë, qytetarët e së cilës nuk lejohen të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen. Përvecse padrejtësi, ky përjashtim yni shkakton edhe probleme të mëdha praktike për qytetarët e Republikës në përvojat e tyre profesionale e jetërat familjare. /Indeksonline/