18:47 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

AAK kërkon rivotim në këto qendra (Foto)

Sekretari Ekzekutiv i AAK-së, Valon Tolaj ka kërkuar rivotim në qendrat e numërimit në qytetin e Istogut, si dhe në fshatrat Llulafc dhe Cerkolez.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi të një fletëvotimi ku është bërë me shenjë tek LDK-ja.

Ky është komenti i tij:

Per KQZ, dje ne mbremje Gani Dreshaj ishte fitues.

Sot ne mengjes, filluan tregimin e “gabimeve ne raportim” dhe Haki Rugova kaloi ne perparesi.

Qendrat e votimit ne Llukafc, Cerkolez dhe ne Istog ( qytet ) duhet te shkojne ne rivotim.

Qendrat tjera te votimit duhet te rinumerohen.

Vetem kjo siguron te verteten dhe nxjerr ne shesh manipulimet.

Ne foto shihet modeli i manipulimit. Ky fletevotim i eshte dhene nje votueseje ne shkollen ” Haxhi Zeka “. Fletevotimi ka qene me shenje. Votuesja e ka refuzuar dhe e ka bere publik. I njejti fletevotim gjendet ne QNR.

Ne demokraci, fitoret nuk meren ne ” tavolina politike “, por nga qytetaret.

#GaniDreshajfitues