17:23 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

AAK partia me shumë aderime, Hasani dhe Kelmendi dy prurjet e reja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të jetë partia më e angazhuar në sjelljen e emrat të ri në parti. Partisë së kryeministrit Haradinaj sot i janë bashkuar dy emra të njohur të AKR-së.

Asambleistja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë, Fidane Hasani dhe kryetari i Forumit Rinor, në nivel vendi, Blerim Kelmendi, që të dy nga AKR-ja, sot iu kanë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ata thanë se po i bashkohen AAK-së, për të kontribuar në të mirë të vendit, sepse vetëm aty e kanë gjetur vetën e tyre.
Mirëseardhje në parti Hasanit dhe Kelmendit, ju ka uruar kryetari i AAK-së, njëkohësisht kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj./Indeksonline/

 

Temat: