10:15 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

AAK: Prokuroria të nis hetimet ndaj Qeverisë “Kurti”, kishte puro korrupsion

Grupi Parlamentar i Aleancës në Kuvendin e Kosovës ka ftuar Prokurorinë e Kosovës të nis hetimet për keqpërdorime.

Sipas tyre, krahas shumë dështimeve në menaxhimin e pandemisë̈, duke filluar nga kaosi i orarit për lëvizje, dy shkeljet e Kushtetutës së Kosovës, lejimin e kalimit të kufirit pa kontroll të mjekëve nga vendet fqinje dhe ndalimin e riatdhesimit të shtetasve të Kosovës, pranimin e testeve nga Serbia.

“Qeveria e shkarkuar dhe Ministria e Shëndetësisë̈ duhet urgjentisht të hetohet për keqpërdorim masiv të fondeve, shkelje të procedurave të prokurimit, favorizim të firmave e kompanive të afërta me Ministra të Qeverisë së shkarkuar etj. Blerja e dorezave në vlerë 20 Euro dhe e dezinfektuesve në vlerë 40 Euro, janë puro korrupsion. Lidhjet e dyshimta njerëzve rreth tenderëve dhe fituesit e këtyre fondeve duhet urgjentisht të hetohen nga Prokuroria e Shtetit”, thuhet në njoftim.