08:44 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Abramovich rikthen Didier Drogban në Chelsea?

Roman Abramovich ka biznese të shumta në botë, dhe për shkak të kësaj ai nuk mundë t’i kushtoj shumë kohë Bluve të Londrës.

Megjithatë, që prej largimit të Michael Emanalo, pronari rus është duke qëndruar në zyrat e “Stamford Bridges”, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave të huaja, Abramovich ka në plan të sjellë një emër të njohur në rolin e drejtorit teknik.

Përveç mikut të tij rus, Leonid Slutsky, Abra është duke menduar ta sjellë në ekipin e Chelseat, Didier Drogban, sulmuesin nga Bregu i Fildishtë i cili tani ka aksione dhe po luan te skuadra amerikane, Phoenix Rising.

Mbetët të shihet deri në fund se çfarë do të ndodh edhe pse rolin e drejtorit teknik është duke e zëvendësuar Granovskaia dhe Tenenbaum./IndeksOnline/