75 Mall Live Search
20:50 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Abrashi: Prapa mbylljes së rrugës kryesore në Prishtinë qëndron vazhdimësia e projekteve korruptive

Ish-kandidati për komunën e Prishtinës nga radhët e LDK-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Arban Abrashi ka kritikuar vendimin e marrë nga komuna e Prishtinës për mbylljen e rrugës kryesore si testim që ajo të kthehet në shesh.

Sipas Abrashit prapa kësaj qëndron ideja e ndërtimi të qendrës tregtare e sponsoruar nga grupe interesi që mbajnë në pushtet uzurpatorin dhe plotësisht kontrollojnë Prishtinën, transmeton Indeksonline.

Ndryshe sot për qarkullim në Prishtinë është mbyllur rruga ‘Xhorxh Bush’ e cila nis nga Katedralja dhe vazhdon deri tek Hotel Grand. Mbyllja e kësaj rruge sipas arsyetimit të komunës u bë për testim të projektit të zgjerimit të sheshit në Prishtinë.

Postimi i plotë nga Abrashi:

Mbyllja e rrugës kryesore, arteries kryesore të qytetit, pa konsultim, pa ofrim të zgjidhjeve alternative, dhe në nguti të madhe ka vetëm një emërues, vazhdimësinë e projekteve super korruptive në Komunë.

Në fakt prapa mbylljes së rrugës, maskuar si shesh, qëndron idea e ndërtimit të qendrës tregtare, e sponzoriuar nga grupe interesi, të cilat tani e mbajnë në pushtet uzurpatorin dhe plotësisht kontrollojnë Prishtinën.

Dëshira për të mbetur në pushtet me çdo kusht po shkatërron qytetin dhe fatkeqësisht po len shenja permanente