21:07 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Action Bronson dhe shija që i la Sunny Hill në Prishtinë

Më 10, 11 dhe 12 gusht në Prishtinë zbritën yje të njohura botërore.

Ishte festivali Sunny Hill ai që bëri bashkë jo vetëm këngëtarë me famë botërore, por edhe artistët më në zë vendor. Iniciativë kjo nga Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës, e kjo e fundit ishte edhe magjia e këtij eventi prestigjioz.

NEW RULES @SUNNYHILLFESTIVAL ?⚡??????‼??‍♀️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Derisa Dua, më pas Stanaj, Gashi, madje edhe dj më i mirë momentalisht në botë, Martin Garrix, postuan fotografi pas performancave të tyre në Prishtinë. Madje edhe falënderuan publikun kosovar, ishte reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson që nuk bëri diçka të tillë, edhe pse i njëjti u shpreh tejet entuziast për ardhjen e tij në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që Bronson u arrestua pas performancës së tij nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohej se kishte ndezur marihuanë në skenë. Mirëpo këta zëra ka hedhur poshtë organizatori i festivalit, Dukagjin Lipa. Ai kishte thënë se nuk ishte marihuanë, por lloj cigareje e mbështjellur, kjo vetëm për show.

Ndryshe Dukagjini në njërën nga konferencat për media ishte shprehur se Sunny Hill, do të jetë tradicional dhe vitin tjetër do t’i bëjnë ftesë edhe Rita Orës e Bebe Rexhës./Indeksonline/